24 May 2016

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale të ‘’Vjedhjes së energjisë

GJIROKASTER/ 24 MAJ
Specialistët e Seksionit të hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  bërën arrestimin në flagrancë të shtetasve ,Renato Poshnjari , 34 vjeç , banues në Fier , për  ‘Vjedhje të energjisë elektrike’’ dhe Albert Zazaj , 19 vjeç , banues në Fier , për  ‘’Veprime që  pengojnë zbulimin e të vërtetës’’. Të dy këta shtetas ishin puntorë për vendosjen e matësave të sistemit të ujit të pijshëm. Shtetasi Renato Poshnjari  kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike  në një nga bokset kolektive të shpërndarjes  së rrjetit elektrik të një pallati , duke furnizuar me energji të pamatur në matësat  elektrik disa pajisje pune  si matrapik , troho etj mjete  keto me të cilat bëheshin punime për vendosjen e matësave të sistemit të ujit të pijshëm. Këtë paligjshmëri e kanë konstatuar punonjësit e OSHEE –së , të cilët njoftuan Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

No comments:

Post a Comment