25 May 2016

60 grame marijuane, arrestohet i riu ne kufi


Policia  shqiptare arrrestoi ne Piken kufitare te Kakavijës, P. Ç, 22 vjeç ,banues në Gjirokastër, i cili po udhëtonte me autobus drejtë shtetit Grek. Te riut iu konstatuan në xhepin e xhupit tre  qeska të  vogla, në brendesi të së cilave kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 60 gram , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,deklaroi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

No comments:

Post a Comment